Site icon Telegrafi

Arsyet pse lojtarët e Juventusin janë të pakënaqur me Pirlon

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Gianluigi Buffon nuk është lojtari i vetëm që është zhgënjyer me Andrea Pirlon, ndërsa La Gazzetta dello Sport shpjegon pse shumë lojtarë të Juventusit nuk janë të kënaqur me trajnerin dhe drejtorët e klubit.

Bianconerët luajnë kundër Sassuolos sonte (e mërkurë), ndërsa fitorja është e domosdoshme për t’i mbajtur gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve.

Buffon, i cili konfirmoi se do të largohet nga Juve në fund të sezonit, pritet të startojë në portë, mirëpo ai është i zhgënjyer me ish-bashkëlojtarin dhe nuk është i vetmi.

Futbollistët janë takuar të martën për të diskutuar lidhur me situatën aktuale dhe për ta motivuar vetveten për ndeshjet e mbetura të sezonit.

Lexo po ashtu Postimi emocionues i Buffon: I kam dhënë gjithçka Juves

“Lojtarët nuk janë të kënaqur me trajnerin, jo vetëm për seancat e tij stërvitore që konsiderohen shumë të lehta. Ka pasur deklarata, si ajo lidhur me Weston McKennie, që lojtarëve nuk u ka pëlqyer”, shkruan La Gazzetta dello Sport.

Para ndeshjes ndaj Milanit, Pirlo kishte thënë se mesfushori amerikan duhet të jetë profesionist 100 për qind jo vetëm 50 për qind”.

(Foto: Twitter/JuventusFC)

“Skuadra është ndier e braktisur, raporti ndërmjet lojtarëve, trajnerit dhe drejtorëve është i tensionuar, ndërsa klubi i konsideron futbollistët si përgjegjësit kryesore për këtë situatë”, thuhet më tej në raport.

Lexo po ashtu Juventusi do të përballet me Sassuolon – Pirlo komenton situatën në dhomën e zhveshjes

Gazeta shkruan tutje se ish-mesfushori italian ka gjasa minimale për të mbetur trajner i Juventusin edhe në sezonin e ardhshëm dhe pritet të largohet në fund të këtij edicioni. /Telegrafi/

Exit mobile version