Projekti i Paris Saint-Germain ka dy shtylla: njëra është Neymar dhe tjetra Kylian Mbappe.
Francezi arriti në Parc des Princes si një lojtar luksoz, një prej më të shtrenjtëve në botë, dhe ai është bërë yll i madh në Paris.
Ai është idhulli i tifozëve, pasi e ndihmoi Francën duke e fituar Kupën e Botës.
Real Madridi e ka bërë të qartë se ata do ta dorëzojnë një ofertë për Mbappen këtë verë, por në Paris e shohin si të pa shitshim, pavarësisht parave.
Ndikimi edhe jashtë fushe
Dëshira e PSG për të mbajtur Mbappe shkon përtej asaj që ai ofron në fushë, që edhe kjo është shumë.
Futbollisti francez dhe Neymar janë në futboll francez atë se çfarë ishte David Beckham në Spanjë gjatë kohës së tij në Real Madrid .
Ata janë makinë për prodhimin e parave.
Dyshja kanë pasur probleme, por të ardhurat dhe sponsorizimet e reklamave do të rriten në Paris.
Klubi kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje me grupin hotel Accor, i cili do të zëvendësojë Fly Emirates në fanellë, nga e cila do të fitojnë më shumë se 60 milionë euro për sezonin.
Pritet edhe më shumë prej tij
Është e lehtë të harrosh se Mbappe është ende i ri.
PSG e di se ai ka ende shumë për të ofruar dhe parashikojnë më shumë që nga sezoni i ardhshëm.
Pavarësisht lojës së dobët ndaj Manchester United në Paris, ku u eliminuan nga Liga e Kampionëve, klubi ka shumë besim në të.
Nasser al Khelaifi , presidenti i PSG-së, është i qartë për mos shitjen e Mbappes, sepse ai është një nga lojtarët më të mirë në botë.
Ndërkohë, vetë lojtari i siguroi tifozët se do të qëndrojë në klub. “Ka shumë njerëz që dyshojnë, por unë do të vazhdoj të besoj në këtë projekt”.
“Do të jem këtu, kjo është e sigurt”, ka thënë Mbappe. /Telegrafi/