Site icon Telegrafi

Arsyet e gjykatës për paraburgimin e deputetit të AAK-së

Pas vendimit masën e sigurisë ndaj deputetit të AAK-së, Shkumbin Demaliajt, përmes një komunikate për media, Gjykata ka dhënë arsyet se pse deputeti Demaliaj duhet të qëndrojë në paraburgim për një muaj.

Në arsyetimin aktvendimit për caktimin e masës së paraburgimit gjyqtari i çështjes Rrustem Begolli ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se Shkumbin Demaliaj e ka kryer veprën penale të kanosjes, pasi që sipas gjyqtarit, Demaliaj në dy raste publikisht përmes medieve e ka kanosur ish-Prokurorin Special Elez Blakaj.

Lexo po ashtu Një muaj paraburgim për deputetin Demaliaj

“Ekziston dyshimi i bazuar se me dt.17.09.2018, i pandehuri SH.D në Prishtinë, në Televizionin RTK gjatë një emisioni televiziv ka kanosur publikisht ish – Prokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës Elez Blakaj, për shkak të detyrës zyrtare, po ashtu i pandehuri SH.D ka vazhduar me kanosje edhe me dt. 25.09.2018, në një emision në “Televizionin T7”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Lexo po ashtu 30 ditë paraburgim për deputetin Shkumbin Demaliaj, reagon Arianit Koci

Sipas gjyqtarit Begolli, paraburgimi është masa e domosdoshme për të siguruar prezencën e Demaliajt në gjykatë, duke shtuar se nëse deputeti gjendet në liri ekziston rreziku se ai do të mund të ndikojë te dëshmitari i cili njëherësh është edhe i dëmtuar apo te familja e tij.

“Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.D është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës dhe po ashtu i pandehuri po të gjendet në liri mund ta pengojë rrjedhën normale të procedurës penale duke ndikuar tek i dëmtuari – dëshmitari, i cili ende nuk është marrë në pyetje në Prokurori dhe ekziston rreziku se i pandehuri do të ndikoj edhe te familja e tij”, thuhet në komunikatë./Telegrafi

Exit mobile version