Përballja më interesante e ndeshjeve hapëse në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet sonte në Parkun e Princave.
Paris Saint-Germian do të jetë nikoqir i Real Madridit në takimin që zhvillohet në kuadër të Grupit A të garës më të madhe për klube në Evropë.
Por, kampioni i Ligue 1 i ka befasuar të gjithë me vendimin që t’i bartë fanellat e bardha, me ato që fitoi ndaj Strasbourgut në fundjavën e kaluar 1-0.
🔛👕 #PSGRM
Un vestiaire des grands soirs ✨
🔴🔵 #ICICESTPARIS pic.twitter.com/9KG5TNFORk
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) September 18, 2019
Përse PSG do t’i veshë sonte fanellat e bardha dhe jo ato të blu, që janë të parat?
Real Madridi sonte do të jetë me fanellat blu, derisa ato kryesore mund t’i përdor vetëm në ndeshjen kthyese ndaj tyre.
Sipas UEFA-s, fanella e bardhë e parisienëve do të jetë zgjedhja e tyre e parë për këtë garë, ajo që përdoret në shtëpi do të jetë e dyta, ndërsa e dyta zyrtare do të jetë në të tretën.
Nike i ka dizajnuar këto fanella speciale për PSG-në që do të barten në shtëpi gjatë gjithë sezonit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
✅👕 ¡Todo listo en nuestro vestuario! #RMUCL | #HalaMadrid pic.twitter.com/TCff7hGbad
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) September 18, 2019