Site icon Telegrafi

Arsyeja se përse e dashura juaj nuk po përjeton orgazëm

Një hulumtim i ri nga shkencëtarë të ndryshëm kanë zbuluar se vështirësia për të përjetuar orgazëm nuk është vetëm çështje psikologjike, por ndodhë për dy arsye.

Për meshkujt, zakonisht orgazma është më vështirë të arrihet kur kanë probleme me sistemin nervor, pasi që arritja e orgazmës varet nga funksionimi i duhur i sistemit nervor që dërgon informacione përmes boshtit kurrizor apo trurit, te penisi.

Ky informacion pastaj kthehet te truri për t’i treguar penisit se çfarë të bëjë, transmeton Telegrafi.

Nëse ky sistem nuk punon, që mund të ndodh për shkak të lëndimeve në boshtin kurrizor apo problemeve neuorkimike në tru, është më e vështirë për meshkujt të përjetojnë orgazëm.

Ndërsa te femrat, orgazmat mund të mos arrihen shkaku i pozicioneve gjatë seksit.

Hulumtime të ndryshme kanë zbuluar se pozicioni i seksit i njohur si “stili i qenit”, nuk i stimulon siç duhet muret vagjinale dhe preferohen pozicione si ajo e misionarit apo femra të jetë përmbi. /Telegrafi/

Exit mobile version