Site icon Telegrafi

Arsyeja përse Anglia po luan ndaj Kosovës në stadiumin e Southamptonit dhe jo në Wembley

Anglia do të përballet sonte me Kosovën në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, mirëpo ‘Tre Luanët’ nuk kanë luajtur në ndeshjet e fundit në stadiumin ‘Wembley’.

Federata e Futbollit të Anglisë ka vendosur që në këto kualifikime kombëtarja e tyre t’i zhvillojë përballjet në të gjitha stadiumet e vendit.

Anglezët sonte janë nikoqir të ‘Dardanëve’ në ndeshjen që fillon në ora 20:45 në stadiumin ‘St. Mary’s Stadium’ të Southamptonit.

Në ndeshjet e kaluar si dhe në ato të kualifikimeve për Kupën e Botës, Anglia kishte luajtur ndaj Kosta Rikës në miqësore në vitin e kaluar në stadiumin e Leicesterit, ‘King Power Stadium’.

Lexo po ashtu Formacionet zyrtare: Anglia - Kosova, përballja për vendin e parë në grup

Përballja që do të zhvillohet në stadiumin e Southamptonit vjen pas 17 vitesh, kur anglezët kishin barazuar 2-2 në Euro 2004 ndaj Maqedonisë.

Anglia është lider i Grupit A me nëntë pikë, të ndjekur nga Kosova me tetë, Republika Çeke me gjashtë dhe Mali i Zi e Bullgaria me dy sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version