Frenat e McLaren 720S janë shumë më të fuqishme, kjo është arsyeja kryesore
Super-makinat moderne kanë përformancë aq të lartë, sa që shumica prej nesh as që mundemi ta imagjinojmë, transmeton Telegrafi.
Fakti që shumë pronarë të këtyre makinave i përplasin ende pa arritur në shtëpi, është një prej shembujve më të mirë.
Ndodhë, që pronarët t’i testojnë performacat e super-makinave publik dhe rezultatet nuk janë gjithnjë pozitive. Meqenëse janë të ndërtuara me fibra karboni dhe kanë siguri të lartë, njerëzit që janë brenda po shpëtojnë pa lëndime të mëdha.
Bashkë me këto përparësi, super-makinat kanë edhe frena shumë të fuqishme, që ndalojnë me shpejtësi dhe shmangin përplasjen.
Për fat të keq, derisa super-makinat frenojnë si duhet, ndonjë veturë tjetër që është duke i përcjellë, nuk e ka mundësinë e njëjtë. Pronari i një McLaren 720S në Tajlandë, e ka mësuar këtë në mënyrë të vrazhdë.
Derisa po shpejtonte nëpër trafik krahas një Mercedes C63 AMG Black Series, që nuk është veturë pak më e ngadaltë se 720S, krahas tyre shkonte edhe një Chevy.
Kur dy super-makinat ndaluan, të njëjtën mundësi nuk e pati edhe Chevy dhe iu shkaktoi të dyjave dëme në pjesën e pasme gjatë përplasjes.
Pasi nuk ishin në shpejtësi të lartë, e tëra përfundoi pa dëmtime të mëdha, por më së keqi e pësoi pronari i makinës që kushton një milion euro. Për riparimin e dëmeve, ai duhet të paguajë një shumë të konsiderueshme. /Telegrafi/