Site icon Telegrafi

Arsyeja pse Ronaldo edhe në moshën 35 vjeçare është në top formë – ai shkoi në stërvitje katër orë para shokëve të skuadrës

Nivelet e Cristiano Ronaldos nuk kanë rënë aspak edhe gjatë mbylljes nga coronavirusi.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është rikthyer me stërvitjen me Juventusin, ku Serie A po përgatitet për rikthim në aksion, por pas dyerve të mbyllura.

Sipas AS , Ronaldo ishte në fushën e stërvitjes katër orë para shokëve të tij të skuadrës, ku bëri disa trajnime dhe testime individuale.

CR7 është rikthyer në klub në formë edhe më të mirë se sa ishte përpara pezullimit të futbollit – duke mbajtur në vazhdim regjimin e tij të stërvitjes edhe sa ishte në karantinë.

Ka histori të panumërta për etikën e tij të lindur të punës dhe përkushtimin e tij në seancat stërvitore të natës vonë, edhe pas ndeshjeve të mëdha në Ligën e Kampionëve – kështu që nuk është e habitshme që ai ka arritur ku është në karrierën e tij.

Disa muaj mbrapa, gazetari Joaquin Maroto i AS ka zbuluar disa informacione për 35-vjeçarin i cili çdo ditë kryen stërvitje tjera.

Përveç stërvitjes me Juventusin dhe Portugalinë, ai ka programin me pesë seanca stërvitore në palestër në javë, ku futet edhe noti si pjesë e regjimit. /Telegrafi/

Exit mobile version