Telegrafi

Arsyeja pse portierët e Zvicrës stërviten me syze të diellit, ato janë shumë më speciale sa që duken në shikim të parë

Shumë nga tifozët e Kampionatit Evropian 2020 u befasuan kur portierët e Përfaqësueses së Zvicrës dolën në stërvitje me syze dielli, pasi nuk është diçka që shohin çdo ditë.

Ishte fillimisht faqja e UEFA Euro 2020 në Twittter që postoi fotografi dhe pastaj video me mbishkrimin “Portierët e Zvicrës paraqiten me stil”.

Por, prapa kësaj qëndron një shpjegim, dhe nuk është për tu dukur më bukur apo diellit të madh.

Lexo po ashtu Xhaka: Kemi eksperiencën për të shkruar historinë, e dimë çfarë mund të bëjë Franca

Sky Sport ka dhënë një shpjegim, duke treguar se këtë gjë ekipi zviceran e bën tash e për disa vite. Syzet janë prodhuar nga një kompani japoneze me qëllimin për të përimtuar shikimin dhe reflekset.

Ato quhen “Stroble Glasses”, por shumë njerëz preferojnë ti quajnë ato “syze të mençura”, pasi ato ‘komunikojnë’ me trurin e atij që i mban ato, duke stimuluar bebëzën dhe muskujt e syrit, por edhe parandalojnë përkeqësimin e korneas së syrit.

Por, sa do të ndikojnë këto syze që portieri i parë i Zvicrës, Yann Sommer, të ndal gjuajtët e Kylian Mbappes me shokë, kjo mbetet të shihet. /Telegrafi/