Telegrafi

Arsyeja pse bukuroshja hollivudiane qëndron larg rrjeteve sociale

Megan Fox aktualisht është duke promovuar filmin e saj më të ri, “Teenage Mutant Ninja Turtles: Out of the Shadoes”, por në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo ka zbuluar arsyen se pse qëndron larg rrjeteve sociale.

Aktorja 34-vjeçare, e cila ka qenë e ftuar në programin Sydney Morning Herald, ka thënë: “Mënyra se si bombardohesh nga opinionet e njerëzve të zakonshëm është shumë e vështirë”, transmeton TCH.

Teksa shpreh kritikën e saj për rrjetet sociale, ylli i “Transformers” ka shpjeguar se të qëndruarit larg këtyre platformave ka lejuar atë të mos ndikohet apo preket nga opinionet e njerëzve.