Site icon Telegrafi

Arsyeja për shkak të së cilës preferohet të bisedohet me kanakarin

Është mirë e njohur që me fëmijët e vegjël preferohet të bisedohet me ton emocional, sepse kështu forcohet lidhja midis prindit dhe fëmijës, ndërkaq studimi më i ri flet që qasja e tillë është e mirë edhe kur është fjala për qentë

Nëse nuk keni qen, është shumë e sigurt që i drejtoheni me ton shumë emocional dhe fjalitë e tipit “Cili është qeni më i mirë?”, gjë që jo rrallë argëton ambientin tuaj, transmeton Telegrafi.

“Është mirë e njohur që me fëmijët e vegjël preferohet të bisedohet me ton emocional, sepse kështu forcohet lidhja midis prindit dhe fëmijës, ndërkaq studimi më i ri flet që qasja e tillë është e mirë edhe kur është fjala për qentë”.

Pronarët e bëjnë këtë instinktivisht, sepse për kanakarët e tyre ndiejnë afërsi, mirëpo a ka kjo ndonjë efekt te qeni, kanë pyetur shkencëtarët Elex Benjamin dhe Katie Slocombe nga Universiteti York në Britani të Madhe.

A ka biseda e tillë efekt “lidhës” ndaj qeneve, siç ndodh kjo me fëmijët, janë interesuar shkencëtarët, ndërkaq njohuritë e tyre vendosën t’i publikojnë në revistën Animal Cognition.

Konsiderohet që regjistri i veçantë, toni me të cilin u drejtohemi fëmijëve, ndihmon në zotërimin e bisedës dhe përmirësimin e mënyrës me të cilën fëmija lidhet për personin e rritur.

Forma e tillë e bisedës ka ngjashmëri me mënyrën me të cilën njerëzit u drejtohen qenve, ka theksuar shkencëtarja Slocombe.

Për këtë studim shkencëtarët i kanë bërë dy eksperimente të cilat kanë shënuar komunikimin midis njeriut dhe qenit.

Në të parin kanë testuar bisedën e drejtpërdrejtë dhe serioze, ndërkaq në të dytin bisedën emocionale dhe të butë të drejtuar qenit.

Biseda emocionale ishte e formuluar për nevoja të qenit me zgjedhje të fjalëve, p.sh. “qen i mirë”, ose “shkojmë në shëtitje?”, mirëpo edhe në mënyrë prozodike (theksim dhe intonacion).

Mënyra tjetër e bisedës ka përmbajtur fjali deklarative të tipit “isha mbrëmë në kinema” të theksuara me ton serioz.

Vëmendja e matur e qenit është me rastin e drejtimit me njërin apo tipin tjetër të bisedës, pastaj qentë është dashur të zgjidhnin me cilin prej këtyre dy oratorëve do të shoqërohen.

Rezultati i hulumtimit ka treguar që qentë më parë zgjedhin njerëzit të cilët u drejtohen me fjalë të buta.

Mirëpo, theksojnë shkencëtarët, është e mundshme që ajo simpati rezulton nga toni emocional me të cilin oratorët u drejtohen qeneve dhe që përmbajtja nuk ka pasur kurrfarë lidhjeje me zgjedhjen e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version