Kartoni i kuq që mesfushori Bruno Fernandes mori gjatë përballjes mes Portos dhe Manchester United në kuadër të Ligës së Evropës nuk mund të apelohet për një arsye të veçantë.
Fernandes u përjashtua në minutën e 81-të në barazimin 3-3 të Unitedit ndaj Portos në Ligën e Evropës pasi taka e ngritur lartë bëri që të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë.
Kjo është hera e dytë që kapiteni i Unitedit ndëshkohet me karton të kuq brenda pesë ditëve, pasi paraprakisht kishte marrë karton të kuq direkt për një ndërhyrje të palejuar ndaj James Maddison në sfidën ndaj Tottenhamit.
Kartoni i kuq i marrë ndaj Tottenhamit u tërhoq pas apelimit të klubit, por drejtuesit e klubit anglez të njëjtën nuk do të mund ta bëjnë për atë që mori ndaj Portos, pasi nuk është e mundur të apelohet ndaj dy kartonëve të verdhë.
Kjo do të thotë se Erik Ten Hag nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit portugez për duelin që ata do të luajnë ndaj Fenerbahces më datë 24 tetor.
Klubi turk fitoi ndeshjen hapëse ndaj Union Saint-Giollise, para se të barazonte 1-1 ndaj Tëentes të enjten.
Në ndërkohë, Unitedi është ende pa fitore në Evropë këtë sezon, pasi kanë barazuar në të dyja ndeshjet ndaj Portos të enjten dhe Tëentes javën e kaluar./Telegrafi/