Site icon Telegrafi

Arsyeja e vërtetë pse fotot e trupit të Bin Ladenit të vrarë nuk do të shfaqen kurrë

Kur vjen puna tek Osama Bin Laden ngrihen pyetje se pse Shtëpia e Bardhë nuk ka autorizuar zbulimin e fotove të trupit të tij.

Për varjen e Saddam Hussein kanë dalë foto dhe video, ashtu si dhe për djemtë e tij kriminelë, Uday dhe Qusay, pasi Delta Force arriti t’i kapte ata.

Pse nuk kanë dalë foto për Armikun Publik Nr.1 për të provuar se ai është i vdekur, dhe për t’i treguar gjithashtu botës se ja si përfundojnë ata që “e kruajnë” me SHBA-në?

Matt Bissonnette, një nga 6 operatorët e Forcave Speciale SEAL, zbulon arsyen në librin e tij “Ditë aspak e lehtë” (No Easy Day).

“Edhe pse në prag të vdekjes ai vazhdonte të rezistonte. I vendosa dritën e kuqe të lazerit në gjoksin e tij dhe i qëllova disa herë. Plumbat e përshkuan trupin e tij, duke e përplasur në tokë, derisa nuk lëvizi më”, shkruan Bissonnette.

Por a ishte e ligjshme? Sipas Ligjeve të Luftës, një ushtar është plotësisht i autorizuar të sigurohet pasi ka sulmuar targetin e tij.

Nëse armiku nuk është dorëzuar, atëherë është ligjërisht e falshme për të qëlluar sërish për t’u siguruar që armiku me të vërtetë ka vdekur dhe nuk përbën më kërcënim.

Por ajo që ndodhi gjatë bastisjes së Bin Ladenit është megjithatë tejet e tepruar. Bin Ladenin e kishin qëlluar edhe kur nuk përbënte më një kërcënim.

Të shtënat e tepruara janë bërë për vetëkënaqje.

Mbase askujt nuk i interesojnë disa vrima më shumë në trupin e Bin Ladenit, por ajo që shqetëson është fakti se si ushtarët i kthejnë të shtënat në një akt vetëkënaqësie, që në fund të fundit eshttë sjellje kriminale.

Tani ju e dini arsyen e vërtetë pse administrata e Obamës nuk ka zbuluar fotot e trupit të Bin Laden.

Sepse vetë foto do të shkaktonte një skandal ndërkombëtar. /Tirana Observer/

Exit mobile version