Telegrafi

Arsyeja e vërtetë e ndarjes së Miley Cyrus me Liam Hemsworth

Këngëtarja e famshme amerikane, Miley Cyrus, të shtunën ka njoftuar se është ndarë nga bashkëshorti Liam Hemsworth, për t’u ‘fokusuar në karrierë dhe në veten e saj’.

Ndërkohë që lajmet i kanë shokuar fansat, për dyshen thuhet se janë larguar nga njëri-tjetri qysh nga korriku i vitit të kaluar, për shkak të planeve për fëmijë.

Një burim ka thënë për OK! atë kohë, që gjersa Liam, 29 vjeç, dëshironte të bëhet baba, Miley, 26 vjeçe nuk ishte gati.

“Ai dëshiron fëmijë dhe nuk dëshiron ta shtyejë atë, por nuk është afati kohor që Miley kishte në mendje, ai ka mbetur me zemër të thyer”, ka thënë burimi në atë kohë.

“Miley shtyu planet për martesë dhe Liam po lodhej prej saj. Ata nuk kishin raporte të mira gjatë muajve të fundit”, shton më tej.

Në atë kohë, çifti mohoi thashethemet rreth ndarjes, pasi vazhdonin të publikonin postime së bashku në rrjetet sociale.

Por, sipas këtyre kjo duket të jetë arsyeja që çifti shkëputën romancën e tyre mbi 10-vjeçare. /Telegrafi/