Site icon Telegrafi

Arsyeja e mungesës së Ronaldos në ndeshjen e fundit sezonale dhe sqarimi i Paraticit

(Foto: Screenshot/Twitter/JuventusFC)

Cristiano Ronaldo nuk ishte i lënduar, megjithatë nuk u përfshi në ndeshjen finale të sezonit 2020/2021 në Serie A kundër Bolognas.

Andrea Pirlo vendosi ta lë në bankën rezervë superyllin portugez për shkak të zgjedhjes teknike të formacionit – ndërsa në sulm luajti me Alvaro Morata dhe Paulo Dybala.

Siç transmeton Sky Sport Italia, 36-vjeçari ishte i lodhur, prandaj trajneri vendosi ta lë në bankë pas stërvitjeve të Continassa.

(Foto: Screenshot/Twitter/Yash)

Në sqarimin e tij, drejtori Fabio Paratici deklaroi se Pirlo dhe Cristiano e kishin marrë bashkë vendimin: “Ronaldo është mirë, kemi zhvilluar pesë ndeshje brenda 15 ditësh, ndërsa sfida e të mërkurës kërkonte shumë angazhim”.

“Së bashku me trajnerin, ata e morën vendimin, nëse ka nevojë, a mund të inkuadrohet në fushë në gjysmën e dytë, ai është në dispozicion”, kishte deklaruar drejtori i Juves për DAZN.

Juventusi fitoi me rezultat 4-1 dhe siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve, duke qenë se në ndeshjen tjetër, Napoli barazoi ndaj Hellas Veronas.

(Foto:’ Twitter/JuventusFC)

Ronaldo kishte qëndruar vetëm një herë në bankën rezervë gjatë gjithë sezonit (në fillim të muajit nëntor kur ishte kthyer nga infeksioni me coronavirus). Ai u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Spezias dhe shënoi dy gola në fitoren prej 4-1.

CR7 është zëvendësuar vetëm dy herë në edicionin që përfundoi – në të dy rastet ndaj Interit – në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe në sfidën e javës së kaluar në Allianz Stadium. /Telegrafi/

https://twitter.com/rishford10/status/1396854344968851457

Exit mobile version