Erik Lamela ishte heroi i Tottenhamit në përballjen ndaj Chelseat në Carabao Cup.
The Blues kaluan në epërsi me anë të Timo Wernerit në minutën e 19-të, derisa argjentinasi shënoi golin e barazimit në atë të 83-të.
Lamela pas ndeshjes u pyet se përse kishte dy atlete të ndryshme gjatë takimit në kupë.
"The most important thing for me tonight was the effort from the guys." 👊
🗣️ @ErikLamela #THFC ⚪️ #COYS pic.twitter.com/DDljEwP0pl
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) September 29, 2020
“Kam probleme me këmbën time të djathë. Adidas është duke i prodhuar atletet të reja për mua dhe do të arrijnë nesër”.
“Derisa të më arrijnë ato, do të luajë kështu dhe nuk ndihem keq”, ka thënë Lamela.
Kujtojmë se Tottenhami e eliminoi Chelsean nga Carabao Cup me anë të penalltive, duke i shënuar pesë, ndërsa blutë i shënuan katër. /Telegrafi/