Telegrafi

Arsyeja e çuditshme pse disa tifozë të Arsenalit nuk mundën ta ndjekin ndeshjen ndaj Burnleyt (Foto)

Së paku 11 lopë kanë ngordhur dhe 15 të tjera janë zhdukur, pasi janë goditur nga një tren që udhëtonte nga Aberdeeni për në Londër.

Treni është ndaluar duke bërë që të zhgënjehen disa tifozë të Arsenalit, pasi e humbën ndeshjen e futbollit kundër Burnleyt.

Aksidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 11:00, kur dhjetëra lopë po e kalonin hekurudhën në vendin ndërmjet Peterborough dhe Huntingdon në Anglinë lindore.

Në këtë aksident nuk ka pasur njerëz të lënduar, ndërsa përveç kafshëve të ngordhura, treni ka pësuar dëmtime dhe ka pasur nevojë për riparime.

Kjo bëri që të shkaktoheshin anulime të shumta në komunikacionin hekurudhor dhe kjo bëri që shumë tifozë të Arsenalit të mos e shijonin fitoren prej 1-0 ndaj Burnleyt. /Telegrafi/