Telegrafi

Arsovski: Zekiri është emëruar sekretar i Përgjithshëm në bazë të meritave

 

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovsk tha se vendimi qeveritar për emërimin e Muhamed Zekirit për sekretar të Përgjithshëm është marrë në bazë të asaj se çfarë ka arritur ai në karrierën e tij politike.

“Merret parasysh përvoja e Muhamed Zekirit dhe të arriturat në karrierën e tij profesionale dhe në bazë të kësaj është miratuar propozimi i kryeministrit”, tha Arsovski u pyetur nëse ka konflikt të interesave për shkak se Zaevi është kumbar i Zekirit.

Ndryshe, Qeveria dje në mbledhje mori disa vendime kadrovike në mesin e të cilëve emërohet edhe Zekiri për sekretar të Përgjithshëm./Telegrafi/