Kryeministri Zoran Zaev e ka pranuar dorëheqjen e Dragi Rashkovskit, bëri të ditur në konferencës e sotme për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.
Sipas tij për momentin Qeveria nuk ka zëvendësim për pozitën e Sekretarit për Monitorimin dhe Mbështetjen e Institucioneve në zbatimin e programeve të punës së Qeverisë.
“Dragi Rashkovski ka parashtruar deri tek kryeministri letër me të cilën e njofton se tërhiqet nga funksioni. Ky është vendim personal i tij dhe ai ka këtë të drejtë.
Qeveria në disa raste ka inkurajuar institucionet që të kontrollojnë nëse janë shkelur procedurat”, tha mes tjerash Arsovski.
Arsovski theksoi se softueri për siguri në trafik, që është zhvilluar nga kompania e Rashkovskit do të vazhdojë të përdoret nga institucionet në vendin tonë.