Dimçe Arsovski nga OBRM-PDUKM-ja sot në një konferencë për shtyp deklaroi se Ivana Tufegxhiq dhe Pavle Bogoevski kanë dhuruar mijëra euro për LSDM-në, e cila sipas tij udhëhiqet nga një kriminel, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ivana Tufegxhi si studente e papunësuar ka dhuruar 118 mijë denarë për LSDM-në. Mesatarisht është 40 bursa të studentëve mesatar, të cilët kanë qenë pjesëmarrës në revolucionin e paguar nga LSDM dhe Sorosi. Pavle Bogoevski katër herë ka dhuruar para në llogari të LSDM-së. Bëhet fjalë për shumë totale prej 184 mijë denarë. Ndërsa paratë që i mori nga OJQ-të e Sorosit, Bogoevski gjithashtu i dërëzoi në duart e LSDM-së”, deklaroi Dimçe Arsovski nga OBRM-PDUKM-ja.
Sipas tij, Tufegxhiq dhe Bogoevski flasin kundër krimit, ndërsa mbështesin parti e cila organizon krime në vend./Telegrafi/