Telegrafi

Arsovski: Të gjithë e dinë se tenderi nuk mund të ndahet pa lejen e Zaevit

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski thoë se “ajri i pastër dhe shëndeti i qytetarët nuk është i rëndësishëm për LSDM-në”.

“LSDM dhe Zoran Zaev janë dyfytyrësh kur shohin se si po humbasin në anketa”, tha Arsovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, u pa qartë se firma ‘Eko Klub manastir’ ka marrë miliona nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe se vetëm vitin e fundit ka mbi 60 marrëveshje të ‘Eco klub Manastir’ dhe institucioneve në vlerë prej 130 milionë denarë.

“Edhe të vegjëlit e dinë se nuk mund një tender të kalojë pa e ditur Zaevi apo ndonjë nga LSDM. Të gjithë e dinë se me qeverisjen e LSDM-së, shumë para dihet se cila firmë dwo të fitojë tenderë”, tha Arsovski./Telegrafi/