Telegrafi

Arsovski: Sot përfundoi karriera e prokurores Katica Janeva

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i partisë opozitare OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski tha se, sot edhe zyrtarisht ka marrë fund karriera e prokurës e prokurores Katica Janeva.

Ai tha përfundoi karriera e prokurores Janeva për të cilën Zoran Zaev konfirmonte se është njeri me besueshmëri.

“Kaluan 40 ditë që nga hapja e hetimeve për rastin “Haraçi”. Gjatë gjithë kësaj kohe Janeva kishte mundësi që të fshi dëshmi, të fshehë dëshmi dhe të ndikojë në dëshmitarët”.

Ai tha se është qesharake vlerësimin e prokurorëve se nga tetë milionë euro që morën të dyshuarit në rastin “haraçi” vetëm rreth 5000 euro të përfundojnë në xhepin e Katica Janevës e cila ka kryer punën më të madhe./Telegrafi/