Telegrafi

Arsovski: Skandal i ri, Zaev dhe Rashkovski i zgjedhin kandidatët e rinj për gjykatës dhe prokurorë

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski në konferencë për shtyp tha se “përderisa mbahet kjo konferencë për shtyp por ndodh skandali më i madh në historinë e gjyqësisë në Maqedoni”.

Arsovski akuzon se konkursi aktual për zgjedhjen e kandidatëve për gjykatës dhe prokurorë në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë është nën kontrollin e Zaevit dhe Rashkovskit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Zaev dhe Rashkovska kanë për qëllim të zgjedhin 60 gjykatës dhe prokurorë publikë, të cilët më herët vet i kanë zgjedhur në zyra. Me ardhjen në pushtet të LSDM-së, dhënia elektronike e provimeve është transferuar në hapësirat e Fakultetit të Drejtësisë në Shkup, ku për momentin testohen kandidatët potencial për gjykatës dhe prokurorë publikë. I njëjti fakultet është ish-vendi i punës i sekretarit shtetëror”, thotë Arosvski duke shtuar se sipas informacioneve të OBRM-PDUKM-së Zaevi dhe Rashkvoski ndikojnë tek rezultati.

Ai i bëri thirrje ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska të përgjigjet nëse e din se çfarë po ndodh në resorin e saj./Telegrafi/