Telegrafi

Arsovski: Sfidë e ndërkombëtarëve për periudhën e ardhshme do të jetë se si të ruajnë kursin proevropian të RMV-së

Analisti politik Petar Arsovski vlerëson se se qasja e faktorit ndërkombëtar në Ballkan tani po bëhet më pragmatike, ndërsa si më aktive e sheh SHBA-në.

Duke folur për anketat e fundit, Arsovski theksoi se tek qytetarët dominojnë temat për korrupsionin, sundimin e ligjit, krizën energjetike apo edhe migrimi.

“Qytetarët janë të fokusuar më shumë në çështje pragmatike, ndërsa tek bashkësia ndërkombëtare dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, sfida kryesore në periudhën e ardhshme, për këtë vit dhe vitin e ardhshëm, është se si kursi proevropian i vendit të mbetet i qëndrueshëm dhe të mos cenohet dhe se si të rritet kapaciteti dhe dinamika që drejt asaj rruge të shkojmë më shpejtë”, deklaroi Petar Arsovski në “Klan Debat”.