Telegrafi

Arsovski: Qeveria përsëri është vonuar me marrjen e masave për krizën ekonomike

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski sot në një konferencë për media tha se Qeveria gjithmonë vonohet për disa muaj.

“Nxitur nga reagimet e këqija të opinionit për shpenzimin e mbi 2 milionë eurove në vetëm pak muaj për shpenzime joproduktive dhe për luksin e ministrave dhe funksionarëve të tyre, imagjinoni dje, Kovaçevski mburrej se ka ndaluar blerjen e mobiljeve për institucionet qeveritare. Ai ndaloi blerjen e mobiljeve”, tha ai.

Sipas Arsovskit, kryeministri Kovaçevski sërish është vonuar me masat.

“Masat për ndalimin e blerjes së mobilieve janë të kota, për një arsye të thjeshtë nëse Kovaçevski nuk e di, do t’i themi të mos jetë i papërgatitur në publik, sepse institucionet tashmë kanë blerë mobilje në vlerë prej qindra mijëra eurosh muaj pasi institucionet dhe qeveria e dinin se ka një krizë të rëndë ekonomike që do të ndikojë në jetën e qytetarëve”, tha Arsovski.

Sipas tij, MPB-ja në periudhën e kaluar pasi ka ditur se do të ketë krizë ekonomike ka blerë mobilie në vlerë prej 250.000 euro ose 15.400.000 denarë për blerje mobilie në MPB./Telegrafi/