Telegrafi

Arsovski: Qendra kulturore maqedonase në Blagoevgrad të Bullgarisë do të hapet deri në fund të vitit

Qendra kulturore maqedonase në Blagoevgrad të Bullgarisë do të hapet deri në fund të vitit.

Zëdhënësi i Qeverisë Dushko Arsovski thotë se emri i tij do të përcaktohet në komunikim me Institutin tonë të Historisë Kombëtare.

“Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi javën e kaluar se planifikon të takohet me homologun e tij bullgar Kiril Petkov se si qeveri këtë vit synojmë të hapim një qendër të re kulturore në Bllagoevgrad”, tha Arsovski.

I pyetur për shkallën e kontrolleve të Qeverisë për legjitimitetin e ekzistencës së klubit bullgar “Ivan Mihajllov” në Manastir, Arsovski tha se po mblidhen informacione për mënyrën e regjistrimit të klubit.

Ai tha se opinioni së shpejti do të informohet për këtë çështje.

“Ajo që është e rëndësishme është që po shqyrtohen më shumë opsione dhe institucionet do të veprojnë në përputhje me këtë rast”, shtoi Arsovski./Telegrafi/