Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski thotë se “Katica Janeva ka kërkuar fshirje forenzike të kompjuterëve të PSP-së.
Sipas tij, me këtë skandal Janeva dëshiron të fsheh diçka, ndërsa Prokuroria dhe pushteti heshtin, dhe kjo është dëshmi se duan ta fshehin rastin e përfshirjes së Janevës në rastin ‘Haraçi’, njofton Telegrafi Maqedoni.
Pusheti, LSDM, dhe Zoran Zaev, sipas Arsovskit, duan ta fshehin krimin e Katica Janevës.
Ai kërkon ligj të ri reformator sipas parimeve të së drejtës dhe Kushtetutës por edhe hetim të detajuar për rastin ‘Haraçi”./Telegrafi/