Telegrafi

Arsovski: Pushteti i kërcënon administratorët që nuk janë pjesë e LSDM-së

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski, sot në konferencë për shtyp akuzoi partinë në pushtet se i kërcënon administratorët që nuk janë mbështetës të saj.

Arsovski tha se administratorët në Bashkinë e Shkupit që janë të punësuar me vite, kanë presione dhe kërcënime nga ana e siç tha ai, njerëz të Zaevit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kemi informacione se të punësuarit në administratë në Bashkinë e Shkupit, të cilët nuk janë anëtarë të LSDM-së kanë kërcënime nëse nuk kyçen në fushatë jashtë orarit të punës dhe nëse nuk votojnë më 5 maj në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Nëse nuk e bëjnë njërën ose tjetrën, kanë marrë mesazh të qartë se do të largohen nga puna”, tha Arsovski.

Ai shtoi se bëhet fjalë për krim të rëndë i cili siç tha, do të ndëshkohet kur drejtësia të kthehet në Maqedoni dhe të funksionojë shteti i së drejtës./Telegrafi/