Presioni kohor është për shkak se skriningu sqarues është afër fundit dhe shqyrtimi dypalësh dhe tashmë ka filluar presioni për një lloj plani, si mendoni se do të vazhdojnë negociatat, d.m.th nëse do të kemi sukses në ndryshimin e Kushtetutës, në mënyrë që Kapitujt t[ mund të hapen. Presioni i dytë është kjo pako për të ndihmuar ekonominë dhe qytetarët, dhe i treti është ndoshta fakti se ka kohë që nuk ka pasur një dialog kaq të qëndrueshëm politik, thotë analisti politik Petar Arsovski për takimin e sotëm të liderëve në Kuvend.
Ai beson se “problemet mund të zgjidhen një nga një në një konsensus më serioz politik, por në fund është e rëndësishme që palët të qartësojnë qëndrimet e tyre, që të dinë se çfarë kërkojnë”.
“Është e vështirë të zhvillohen zgjedhjet vitin e ardhshëm. Me afrimin e afatit për zgjedhjet e rregullta, ato të parakohshme do të bëhen gjithnjë e më shumë temë ad acta. Një term realist në të cilin zgjedhjet mund të konsiderohen të parakohshme është pranvera e vitit 2023, sepse në vjeshtën e vitit 2023, ato janë aq afër atyre të rregullta, sa që vështirë se dikush do të vendosë politikisht shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Mendoj se shanset për zgjedhje para mandatit të tyre të rregullt janë minimale”, vlerëson Arsovski.
Analisti mendon se për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë vështirë se OBRM-PDUKM do të ndryshojë qëndrim./Telegrafi/