Site icon Telegrafi

Arsovski: Një njësi zgjedhore është ideale për Maqedoninë

Sa i përket shkencës, nuk ka dyshim se matematikisht një njësi zgjedhore, me lista të hapura dhe përfaqësim proporcional, është modeli më i mirë dhe më i sakti për Maqedoninë, thotë analisti politik Petar Arsovski.

“Poenta e modelit zgjedhor është të zvogëlojë shtrembërimin midis numrit të votave dhe numrit të deputetëve, domethënë nëse keni fituar 12 përqind të votave, ju me të vërtetë keni 12 përqind të deputetëve, jo 9 nga 15. Ata që janë të hamendur se do të humbin apo fitojnë votat, nuk ka asnjë lidhje me modelin zgjedhorë. Modeli zgjedhor është një operacion matematikor, jo ai politik. Nëse dikush me modelin e ri humbet deputetët, atëherë nuk duhet t’i ketë ata, nëse dikush fiton, atëherë ato iu janë pezulluar më herët”, thotë Arsovski.

Sidoqoftë, ai vlerëson se është tepër vonë të ndryshosh modelin zgjedhor tre muaj para zgjedhjeve në vend./Telegrafi/

Exit mobile version