Telegrafi

Arsovski: Nëse janë të sakta dëshmitë në rastin ‘Haraçi’, Kacarska duhet të burgoset

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski në konferencë për shtyp deklaroi se “nëse janë të sakta dëshmitë në rastin ‘Haraçi’, Kacarska duhet të përgjigjet penalisht dhe të burgoset”

“Për më tepër asnjë jurist apo prokuror me shumë përvojë nuk do të dëshmonte rrejshëm dhe se do ta dinte se për këtë ndërmerr përgjegjësi”, thotë Arsovski duke shtuar se gjykata duhet të vërtetojë nëse janë të sakta dëshmitë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, Kacarska tashmë s’ka kredibilitet të gjykojë dhe t’i përfaqësojë qytetarët e Maqedonisë ndërsa dëshmia e Lile Stafanova hapi dyshime serioze se si funksionon gjyqësia

“Besimi në institucione dhe sistemi janë tërësisht të humbur për këtë shkak duhet të hapet hetim serioz ku do të dënohen të gjithë që kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimet”, thotë Arsovski./Telegrafi/