Site icon Telegrafi

Arsovski: Maqedonisë i duhen zgjedhje të parakohshme kuvendare

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së në emisionin “Click Plus” në gjuhën maqedonase tha se Maqedonisë i nevojiten zgjedhje të parakohshme kuvendare për shkak se ky pushtet humb në disa fushat, si marrëveshja e Prespës, ekonomi, siguri në shtet, krimi dhe korrupsioni.

Ai përmendi se shumë qytetarë po shpërngulen nga Maqedonia dhe për t’u parandaluar kjo, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme kuvendare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kësaj iu përgjigj, zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov duke thënë se OBRM-PDUKM dëshiron zgjedhje të parakohshme kuvendare për shkak se kryetari i saj dëshiron ta pastrojë listën e deputetëve nga radhët e kësaj partie dhe se në kërkesën për shpërbërje të Kuvendit, vetëm 25 deputetë nga OBRM-PDUKM kanë nënshkruar.

Arsovski ceku se OBRM-PDUKM do të garojë në zgjedhjet presidenciale dhe se kandidati i saj do të bëhet i ditur në konventën e partisë në Strugë./Telegrafi/

Exit mobile version