Ministri për Punë të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias, mbrëmë në servisin publik në Greqi konfirmoi se marrëveshja e fshinë pakicën kombëtare maqedonase në të gjithë botën, deklaron Arsovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se OBRM-PDUKM kërkon nga Qeveria të përgjigjet përse ministri për Punë të Jashtme të Maqedonisë nuk ka reaguar ndaj qëndrimeve të ministrit të jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias.
“Përse Zoran Zaev nuk ka reaguar ndaj Nikos Kotzsia as kundër Alexis Tsipras për deklaratat se nuk ekziston popull maqedonas, se këtu jetojnë maqedonasi verior dhe se Republika e Maqedonisë ka hequr dorë nga identiteti maqedonas? Të gjithë këtë që e thonë udhëheqësit grek a do të thotë se është e vërtet dhe heshtja a do të thotë përmirësim?”, pyet Arsovski. /Telegrafi/