Site icon Telegrafi

Arsovski: Hetimi për rastin “Haraçi” është zhvlerësuar dhe komprometuar

Nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thonë se hetimi për rastin “Haraçi” është zhvlerësuar dhe komprometuar.

“Prokuroria nuk i ndjek procedurat, por qëllimisht e tërheq dhe e shtyn nën tapet.

Ne kemi qenë dëshmitarë të një sere parregullsish gjatë hetimit gjerë sa po e udhëheq prokuroria. Ne jemi dëshmitarë të një sasie të vogël të provave, dokumenteve dhe regjistrimeve të hetimit që po lëshohen nëpër media, ndërsa prokuroria hesht dhe sillet si e hutuar si të mos jetë nga ky planet”, tha Dimçe Arsovski.

Nga atje theksojnë se jemi të publikimeve të informacioneve në internet se DSK ka dhënë informacione të konfidenciale dhe menjëherë pas kësaj me të njëjtat informacione haraxhinjët kanë kërcënuar biznesmen dhe qytetarë.

Nga atje pyesin, cilët biznesmenë u shantazhuan dhe i detyruan të japin para?/Telegrafi/

Exit mobile version