Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski tha se “gjithmonë kur LSDM-ja është në Qeveri, në Republikën e Maqedonisë po përgjohet”.
“Në Republikën e Maqedonisë për momentin po përgjohet ilegalisht. Institucionet dhe qytetarët pas ardhjes së Qeverisë kriminale janë nën mbikëqyrje të plotë të Zaevit dhe Spasovskit. Pranimi publik i Prokurorit shtetëror është skandal i madh për dikë që menjëherë duhet të merr përgjegjësi me dorëheqje”, tha Dimçe Arsovski nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai pyet se kush dhe përse ka përgjuar prokurorët publik dhe ka ndjekur komunikimin e tyre, a ka ndikuar ndaj lëndëve gjatë dy viteve të fundit. “OBRM-PDUKM e dënon, secilin përgjim të paautorizuar që e shkel privatësinë e qytetarëve dhe shërben për kontroll dhe kërcënim ndaj institucioneve”, tha Arsovski.
Sipas tij, ky skandal duhet të zbulohet menjëherë dhe Qeveria aktuale të merr përgjegjësi./Telegrafi/