Zëdhënësi i qeverisë Dusko Arsovski, në emisionin e sotëm “360 Gradë” në Alsat, tha se emrat e 58 honorarëve të punësuar nga qeveria, identitetet e të cilave është mbrojtur prej kohësh nga publiku, do të shpallen të hënën.
Siç tha Arsovski, Qeveria nuk e ka zbuluar identitetin e tyre deri më tani sepse kanë qenë njerëz të papunë të cilët nuk janë të mbrojtur me Ligjin e Marrëdhënieve të Punës.
“Pasi që jenë bërë të gjitha konsultat dhe analizat, është vërtetuar se interesi publik mbizotëron dhe se këta emra mund të publikohen në mënyrë që nga e hëna, përmes qasjes së lirë në informacione publike, të merren” tha zëdhënësi Arsovski.