Telegrafi

Arsovski: Deklarata e Karakaçanovit është e pamatur dhe e pahijshme

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, për deklaratën e ministrit të Mbrojtjes së Bullgarisë Krasimir Karakaçanov se do të dërgojë regjiment inxhinierik për çmontimin e statujave në vend ku shkruan “okupatorët fashist bullgar”, i vlerësoi se të pamatura dhe se komentoi se dy vende anëtare të NATO-s nuk mund të komunikojnë në këtë mënyrë.

“Jemi të bindur se vendi fqinjë e cila e para ka pranuar pavarësinë dhe ishte promotor në rrugën e integrimit në NATO dhe BE nuk do të mendojë që ta kontestojë të drejtën e identitetit të popullit mik maqedonas. Mund vetëm të japim optimizëm se kjo nuk është qëndrim i shumicës së qytetarëve dhe shoqërisë akademike në Bullgari”, tha Arsovski.

Zv. kryeministri bullgar dhe ministër i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov deklaroi se është gati të dërgojë regjiment inxhinierik që t’i largojë statuja dhe pllakat përkujtimore në Maqedoni në të cilën shkruan “okupatorët fashist bullgar”./Telegrafi/