Telegrafi

Arsovski: Besimi në hetimin për rastin “Haraçi” është zvogëluar

Zëdhënësi i OBRM-PDULM-së, Dimçe Arsovski theksoi se gjatë ditëve të kaluara besimi në hetimin për rastin “Haraçi” dhe besimi në Vilma Ruskovskën janë më të vogla. Hetimi, siç tha ai, tërësisht është e kompromentuar.

“Pas deklaratës së sotme të Vilma Ruskovskës është e qartë se nuk e ka për qëllim t’i nxjerrë para drejtësisë aktorët kryesor të rastit “Haraçi”, të gjithë e dinë se kush janë. Pas deklaratës së sotme është e qartë se Vilma Ruskovska u vendos në mbrojtje të Zoran Zaevit, dhe të Kikit dhe Frikit dhe Shekit dhe të gjithë funksionarëve të LSDM-së të cilët janë përfshirë në haraçin mediatik-prokurori”, tha Arsovski.

Ai tha se opinioni më nuk ka besim në këtë prokurori të Ruskovskës dhe Joveskit.

“Nën dikatin e Zaevit të cilët punojnë me qëllim që të ngadalësojnë hetimin që të shpëtojnë të gjithë politikanët e përshirë”, tha Arsovski./Telegrafi/