Ministrja për Administratë dhe shoqëri administrative, Marta Arsovska-Tomovska në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka folur për ecurinë e bisedimeve për reforma në media, njofton Telegrafi Maqedoni.
”Ka konsensus në mes 4 partive për 3 ndryshime. Konsensus për financimin e servisit publik radiodifuziv, për reklamat qeveritare dhe mënyrë se si do të dënohet ”Agjencia për Mediume” në rast gabimesh dhe thyerje ligji.
Arsovska-Tomovska gjithashtu thotë se kanë mbetur vetëm detaje që duhet t’i vendosin VMRO-DPMNE dhe LSDM, së bashku me BDI dhe PDSH./Telegrafi/