“Në kohën kur jemi me kusht para dyerve të NATO-s dhe me mundësitë për fillim të negociatave me Bashkimi Evropian, e çuditshme është ideja të inkuadrohemi në ndërtim të egër ekonomik “schengeni i vogël” me Serbinë e cila ka përcaktime të ndryshme nga politika e Maqedonisë në atë të jashtme, veçanërisht në inkuadrimin në NATO, përderisa përcaktimet e Maqedonisë në BE dhe NATO, janë më se të qarta. Nga ana tjetër Shqipëria në të gjitha raportet e BE-së është një hap pas nesh në përparimin dhe ky drejtim i ndërmarrjes së hapave për veprim të përbashkët ekonomik nuk do të kontribuonte dukshëm në zhvillimin tonë më të shpejtë”.
Këtë e tha kryetarja e Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë, Danela Arsovska. Ajo thotë se nëse formohet “schengen” në mes këtyre tre shteteve, do të ketë izolim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sikur të mos na mjaftonte ajo që jemi të ndarë në geton Ballkani Perëndimor, tani në një format ende më të vogël do të izolohemi në “shengen të vogël”, me ndonjë iluzion se ashtu ekonomikisht do të lulëzojmë. Pas një qëndrimi reaksionar nga ky kohë më parë nuk është ofruar shengen i vogël për Serbinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë është ideja e cila duhet të shuhet para se të lind. Pse do të bënin lidhje mikroekonomike të tilla kur qëllimi ynë duhet të jetë për t’i zbatuar reformat ekonomike strukturore të nevojshme për t’u bërë pjesë e tregut të vetëm ekonomik të Bashkimit Evropian, ndërsa jo përjetësisht të presim para dyerve të BE-së si vend i egër i shkëputur nga integrimet me ngushëllim të asaj se jemi pjesë e ndonjë “shengeni të vogël”. Nuk, falënderohemi”, thotë Arsovska.
Sipas saj, nën justifikim se shoqata ekonomike është e rëndësishme dhe se ky është interes i pastër ekonomik për vendet tona t’i mënjanojnë barrierat doganore dhe tregtare, konspirohet izolim i ri në një mikro rajon ku Beogradi do ta udhëheq Shkupin dhe Tiranën në pushtimin ekonomik.
“Për Serbinë kemi pozitë të shkëlqyer gjeostrategjike dhe e rëndësishme është Serbia të ketë qasje te Greqia dhe përfaqësitë shqiptare. Por çka do të ketë Maqedonia nga ky koncept, përveç qasjes te sistemi i mbyllur nga tre shtete të cilat në vend se të integrohen në BE , do të binden se e suksesshme është edhe kjo çështje. Kur në lindje dhe jug kufizohemi me vendet e BE-së e logjikshme do të ishte prioriteti të jetë rritja e atij bashkëpunimi dhe integrimi drejt dregut të vetëm ekonomik të BE-së”, potencon Arsovska./Telegrafi/