Në kuadër të Programit për paqe dhe të drejta të njeriut, përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, profesorë universitarë, liderë të biznesit, ekspertë, historianë, hulumtues nga Maqedonia dhe Greqia diskutuan në Samitin për shoqëri civile në Selanik, Greqi.
Nga sektori afarist i Maqedonisë, fjalim në këtë samit do të mbajë kryetarja e Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë, Danella Arsovska, e cila është paneliste në sesionin kushtuar ekonomisë. Me këtë rast, Arsovska dërgoi porosi për marrëdhënie stabile ekonomike ndërjmjet shteteve fqinje si hap drejt rritjes më të madhe ekonomike në rajon.
Greqia është një ndër pesë partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Maqedonisë, ku investimet më të mëdha janë në sektorin bankar, industrinë e naftës, tregti dhe industrinë e tekstilit. Vitin e kaluar ndërmjet dy shteteve fqinje është realizuar këmbim tregtar në vlerë prej 598 milionë euro, eksporti i Maqedonisë është 148 milionë euro, ndërsa importi 450 milionë euro./Telegrafi/