Marrëveshja e arritur midis liderëve të katër partive më të mëdha politike për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për biznes sektorin do të thotë përshpejtim i procesit për sigurimin e funksionalitetit të plotë të institucioneve që paraqet parakusht për vazhdimësi në punën e kompanive, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kryetarja e Lidhjes së Odave ekonomike të Maqedonisë, Daniela Arsovska thotë se fillimisht nevojitet stabilitet politik si parakusht për stabilitetin ekonomik dhe të mundësohet rritja ekonomike, e cila gjatë krizës politike ishte e vështirë të arrihet pasi që kompanitë i ngrinë punësimet dhe investimet e planifikuara duke pritur zgjidhje.
‘Meqë procesi anulohej disa herë, fillimisht do të presim të shohim nëse marrëveshja është finale, ndërsa në ndërkohë sektori privat do të vazhdojë të luftojë për ekzistencë, në pasigurinë e cila zgjat për të dytin vit me radhë’, deklaroi Arsovska. /Telegrafi/