Telegrafi

Arsovski: Njerëzit e Zaev dhe Spasovski para tre vjetëve kanë sulmuar policinë për të marr pushtetin

Kanë kaluar tre vjet që kur personat të udhëhequr nga Zoran Zaev dhe Oliver Spasovski më 5 maj 2015 u përpoqën të hyjnë me forcë në qeveri dhe sulmuan zyrtarët e policisë të cilët siguronin objektin e qeverisë dhe kryenin detyrat e tyre, tha zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, që kur LSDM erdhi në pushtet, krimi udhëheq në rrugë, ku po ndodhnin vrasje, grabitje, shantazh, automjete të djegura. /Telegrafi/