Site icon Telegrafi

Arsimtarja kryen marrëdhënie seksuale me dy nxënës, arrestohet nga policia (Video)

Madeline Marx 23-vjeçe, është profesoresha e shkollës së mesme “Fairmont” në Kettering në Ohio, që u arrestua nga policia për shkak se kishte kryer marrëdhënie seksuale me dy nxënës.

Lidhur me këto pretendime kanë folur nxënësit që kishin kërkuar takim me drejtoreshën. Tre orë më vonë, Marx është arrestuar dhe këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Mike Gabrielson, transmeton Telegrafi.

Që nga viti 2015 ajo kishte punuar si arsimtare zëvendësuese në shkollën “Fairmont”, pasi një kolege e saj kishte shkuar në pushim të lindjes. Ndërsa nga viti i kaluar kishte marrë licencën që t’ju ligjëroj edhe nxënësve të vitit të katërt.

Por, policia nuk ka dashur të zbuloi nëse Madeline kishte kryer marrëdhënie seksuale me nxënësit brenda apo jashtë objektit ambientit të shkollës. /Telegrafi/

Exit mobile version