Ky është momenti kur një arsimtare në Wisconsin të SHBA-ve, qorton nxënësin i cili nuk barte maskë në klasë.
Megjithatë arsimtarja e shkollës Poynette është dërguar në komision disiplinor, e autoritetet janë duke hetuar rastin, transmeton Telegrafi.
Videoja e bisedës mes arsimtares dhe nxënësit është publikuar në platformën TikTok.
Aty shihet arsimtarja duke qëndruar pranë 17-vjeçarit, i cili po qëndronte i ulur në dysheme dhe ishte mbështetur për muri.
“Në rregull, nuk më intereson nëse je vaksinuar. Nuk dua të sëmurem dhe të vdesë. Ka njerëz tjerë që mund t’i infektosh”, dëgjohet arsimtarja duke i bërtitur nxënësit.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo vazhdon ta ofendoj nxënësin i cili ruan gjakftohtësinë dhe i përgjigjet i qetë.
E pas publikimit të pamjeve, menaxhmenti i shkollës e ka ftuar për intervistim arsimtaren e cila është dërguar në komisionin disiplinor. /Telegrafi/
@ynvg_jhon#MAKEYOURMOVE #SipIntoSummer #SayQuayNotKway @jimmy2swag