Iniciativat e Ministrisë së Arsimit, për evidentimin dhe përmirësimin e gabimeve në tekstet shkollore, për Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë (LASH) janë të pa mjaftueshme. “Arsimit shqip i nevojiten komplet tekste të reja dhe strategji e re arsimore, sepse strategjia e mëparshme nuk ka treguar rezultat”, konsideron kryetari i LASH-it, Nuhi Dardhishta.
Ai thotë se nevojitet edhe ndryshimi i programeve mësimore në mënyrë që procesi mësimor të zhvillohet pa probleme.
“Roli i Byrosë për zhvillimin e arsimit dhe këshilltarëve do të jetë i mirëseardhur në aspekt të ndihmës që do mund t’ia jepnin Këshillit pedagogjik, si organ që funksionon në kuadër të MASH-it për përpilimin e teksteve përkthimin dhe pasurimin e literaturës së nevojshme në shkolla”
Kështu vlersëon këshillëtari i Byros së arsimit, Musa Zuka, sipas të cilit ndryshimet në tekstet shkollore duhet bërë sa më shpejt.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës vlerëson se përpilimi i teksteve shkollore pa gabime, do të lehtësonte zhvillimin e procesit mësimor, në mënyrë që nxënësit të koncentrohen në nxënien e njohurive dhe jo diktimet që ju ofrohen për të evituar gabimet e shumta në librat mësimor. Por mbetet të shihet nëse kërkesat e arsimtarëve shqiptarë, do të merren parasysh.