Telegrafi

Arsimtarët presin deri më 11 prill

Këshilli i SBASHK-ut u aka bërë me dije institucioneve të Kosovës se mes mësimdhënësve të Kosovës ekziston një atmosferë e rënduar dhe një frustrim në pritje që të vihet në jetë marrëveshja e Qeverisë për ngritjen e pagave sipas marrëveshjes së 6 janarit të këtij viti.

“Paralajmërojmë institucionet e Kosovës, Qeverinë dhe Parlamentin se durimit të mësimdhënësve i është afruar fundi dhe në Këshill të Përgjithshëm ka ardhur qëndrimi unik se që nga 11 prilli do të fillohet me reagimet dhe masat sindikale nëse vërehet se marrëveshja nuk fillon së zbatuari”,t huhet në një komunikatë ëpr media.

Po ashtu Këshilli i Përgjithshëm paralajmëron institucionet dhe deputetet e Parlamentit të Kosovës se çdo shtyrje në përgatitjen dhe aprovimin e Ligjit për Buxhetin do të shtojë pakënaqësitë deri edhe në përkeqësimin e situatës, edhe ashtu të rëndë.

“ I drejtohemi deputetëve në Parlamentin e Kosovës që të jenë në nivel të situatës dhe ta japin kontributin e tyre në aprovimin e Buxhetit dhe në vënien në jetë të marrëveshjes për ngritjen e pagave në arsimin parauniversitar për 50 për qind”, thuhet në komunikatë.

SBASHK-u, i propozojnë Qeverisë së Kosovës që me të aprovuar të Ligjit mbi Buxhetin të nis pagesa e shumës së mbetur nga janari krahasuar me paradhënien, kurse paga e marsit të jepet sipas marrëveshjes lidhur me ngritjeje e pagave. /Telegrafi/