Site icon Telegrafi

Arsimi i lartë shqiptar, një e ardhme e përbashkët, pa kufij

Më pas, administratorja e Universitetit, Adriana Berberi e cila solli një tablo të përgjithshme rreth programit të Doktoraturës dhe bashkëpunimit me Universitetin amerikan Clemson.

Konferenca vazhdoi me referatet dhe prezantimet e dy profesorëve të Universitetit Marin Barleti, ‘babait të drejtësisë shqiptare’ Prof. Acad. Luan Omarisi dhe profesori Arch/Ing Spartak Bagllamaja, pjesëtar i brezit të parë të arkitektëve shqiptarë.

Dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit Marin Barleti, një ndër personalitetet e afirmuara të drejtësisë shqiptare, prezantoi kumtesën shkencore me temë: Parlamentarizmi Shqiptar në 100-vjet pavarësi. Prof. Omari trajtoi në mënyrë kronologjike dhe analitike historikun e evoluimit të shtetit shqiptar.

Theksi i kumtesës ishte evidentimi i ngjarjeve dhe personaliteteve kyçe në shtet-formimin shqiptar; periudhave të cilat kanë pësuar ndryshime të vazhdueshme duke iu përgjigjur dinamikës së kohës, rishfaqjes së shenjave të para të rilindjes së parlamentarizmit; formimit të shtetit sipas dekadave të ndryshme, konkretisht momenteve që shënuan historinë e të ashtuquajturit “triumf të legalitetit”, duke përcaktuar Shqipërinë si Republikë Parlamentare.

“ECOPOLIS – Një Qytet i së Ardhmes”

Shefi i Departamentit të Arkitekturës dhe Urbanistikës Ark/Ing Spartak Bagllamaja, mbajti referatin me titull: “ECOPOLIS – Një Qytet i së Ardhmes”. Gjatë saj, ai u ndal mbi strategjinë dhe objektivat e shkollës së Arkitekturës, risitë bashkëkohore, kombëtare dhe ndërkombëtare në formimin e arkitektit të së ardhmes dhe kualifikimit pasuniversitar të profesionistëve në këtë fushë.

Ndër të tjera arkitekti u ndal në prezantimin e një shembulli konkret të një projekti bashkëkohor me temë qyteti i së ardhmes, CONCORDIA, NJË ECOPOLIS NË DETIN E ZI. Përse një Ecopolis? Pikërisht synon të sigurojë që në zbatimin e strategjive gjithë përfshirëse rritjen rigjeneruese dhe restauruese, përmes urbanizmit humanitar dhe ekosistemeve. Koncepti I projektit.

Perfeksioni, projektimi i një qyteti të ri, duke propozuar “Qytetin Ideal”. Ku artikulohen mjaft funksione që i japin jetë ECOPOLIS-it, projektimit të një qyteti të ri, duke propozuar “Qytetin Ideal”. Ku artikulohen mjaft funksione të cilat i japin jetë ECOPOLIS-it.

Të pranishëm ishin profesorë dhe studentë të të dy universiteteve, Marin Barleti dhe Universum, të cilët ndoqën me interes referatet e profesorëve të nderuar. Në përfundim të konferencës disa minuta iu kushtuan edhe seksionit pyetje-përgjigje nga pedagoge dhe studentë. Gjithashtu u evidentuan vlerësime pozitive të pjesëmarrësve në konferencë, e cila u konsiderua një mundësi e mirë që studentët e Kosovës të njihnin më afër Universitetin Marin Barleti.

Mikpritja dhe interesi reciprok dy palësh është një urë e mirë drejt një arsimit të lartë, të përbashkët pa kufij. /Telegrafi/

Exit mobile version