Telegrafi

“Arsimi, gjykatat dhe shëndetësia në Maqedoni kanë nevojë për ndryshim ligjor”

Në një panel diskutimi i cili u mbajt sot, ku morën pjesë tre iniciativa qytetare të ndryshme, por të cilat kishin propozime të përbashkëta, dhe ato ishin ndryshimet ligjore në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe gjykatat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Reformat që janë propozuar nga BE-ja dhe ratifikimi i marrëveshjeve për ndryshmin e ligjeve aktuale nuk zbatohen plotësisht. Ndonjëherë sillen ligje në kundërshtim ose pjesërisht në pajtim me ato që kanë rënë dakord me rekomandimet e BE-së”, deklaroi Miroslav Draganov nga Instituti për të Drejtat e Njeriut.

“Në Maqedoni nuk shihesh nga institucionet nëse je me sëmundje të rrallë. Në këtë kategori të njerëzve që jam edhe unë, ballafaqohemi me shumë probleme për shkak të mosevidentimit të personave me sëmundje të rrallë”, deklaroi Anja Bosilkova, nga shoqata joqeveritare “Vilson”.

“Për shkak se tek ne ka pak qasje deri tek burimet arsimore, janë të nevojshme disa ndryshime ligjore në arsim. Por duhet të kemi parasysh të mos shkelen të drejtat e autorëve të teksteve shkollore”, deklaroi Tamara Resavska nga Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”.

Ky panel diskutimi u mundësua nga Fondacioni për Demokraci “Westminister” dhe nga shkolla e lartë për gazetari dhe marrëdhënie me publikun, e cila përgaditi edhe një manual për hulumtim dhe shkrim të dokumentave për politikë publike./Telegrafi/