Telegrafi

Arsim Thaqi, trajner i Trepça’89

Ish-trajneri i ‘2 Korrikut’ do ta zëvendësojë në Mitrovicë, të mirënjohurin Afrim Tovërlani.

“Kam arritur marrëveshje njëvjeçare me ’89-in. Ky ekip gjithmonë synon trofe”, ka thënë Thaqi në një prononcim për Kohën Ditore.

89-shi në këtë edicion ka bërë ndryshime edhe në skuadër, pasi që janë larguar shumë futbollistë. Këtë ekip e kanë përforcuar edhe Bujar Idrizi, Fiton Hajdari, Pleurat Hajdini, Bledar Hajdini, Mërgim Pefqeli, Leotrim Troshupa dhe Florent Hasani, derisa janë larguar disa nga ikonat e skuadrës si Manxholli, Baliqi, Lushtaku, etj.

Për Thaqin, i cili për dy dekada e udhëhoqi ‘2 Korrikun’, kjo do të jetë përvoja e tretë në elitë, pasi dikur kishte qenë edhe shef i shtabit teknik te skuadra e KEK-ut.